Bota

Rusia drejt Kievit, ministri i jashtëm ukrainas: Kemi përjetuar një gjë të tillë në 1941

25 Shkurt 2022, 07:52 Nga DOSJA
Rusia drejt Kievit, ministri i jashtëm ukrainas: Kemi përjetuar

UKRAINë – Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitro Kuleba e krahasoi sulmin rus ndaj Ukrainës me atë gjerman nazist të Luftës së Dytë Botërore në 1941. Në një postim në “Twitter”, shefi i diplomacisë ukraianse theksoi se populli ukrainas ia doli të mposhtte forcat naziste dhe të njëjtën gjë do ta realizojë edhe me Rusinë. Ai i bëri sërish apel vendeve të botës që të izolojnë me të gjitha mënyrat Rusinë. 

POSTIMI I DMITRO KULEBAS:
Për herë të fundit kryeqyteti ynë ka përjetuar një gjë të tillë në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste. Ukraina e ka mundur atë të keqe dhe tani do të bëjë të njëjtën gjë me të keqen e re. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë, ndërprisni të gjitha lidhjet. Dëboni Rusinë nga kudo.

Horrific Russian rocket strikes on Kyiv. Last time our capital experienced anything like this ëas in 1941 ëhen it ëas attacked by Nazi Germany. Ukraine defeated that evil and ëill defeat this one. Stop Putin. Isolate Russia. Severe all ties. Kick Russia out of everyëhete.

— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 25, 2022

Sipas bilancit të luftimeve deri tani, janë vrarë 137 ushtarë ukrainas dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë. Presidenti ukrainas Zelenski tha se janë vrarë rreth 800 ushtarë rus.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll