Bota

Lufta në Ukrainë, Biden: Ishte programuar nga Rusia, sanksionet do jenë të ashpra

24 Shkurt 2022, 18:53 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Biden: Ishte programuar nga Rusia, sanksionet do

TIRANË– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka mbajtur një fjalim para popullit amerikan nga Shtëpia e Bardhë ku po bën me dije sanksionet e ashpra kundër Rusisë. Biden tha se të gjitha shtetet e G7 kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, kryesisht karakter ushtarak. Presidenti i SHBA-së shton se sulmi ishte parashikuar nga Rusia, por që do të paguajë një çmim të lartë nga Perëndimi, referuar saknsioneve.

Ne kemi parashikuar atë që do të ndodhte. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhte në dy rajonet. Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj Ukrainës. Ne paralajmëruam për atë çfarë mund të ndodhte. Kombet e Bashkuara bënë thirrje të ruhej sovraniteti i Ukrainës. Kur u bënë këto thirrje, paralajmërime, nisi edhe sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ne kemi qenë transparentë dhe kemi dhënë informacionet e duhura për atë që do të ndodhte. Putin zgjodhi agresionin, luftën dhe tashmë ai do të përballet me partnerët. Jemi të gjithë të bashkuar në këtë mision. Ashtu sikurse e bëmë të ditur edhe në takimin e G7, do të kemi një kundërpërgjigje të përbashkët kundër Rusisë. Do t’ia kufizojmë Rusisë mundësinë për të bërë biznes e për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Pra do të jenë sanksione ekonomike. Presidenti Putin zhvendosi 175,00 trupa dhe pajisje ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe solli gjak dhe ndërtoi spitale në terren, thotë presidenti amerikan. Kjo tregon për qëllimet e tij gjatë gjithë kohës. Putini hodhi poshtë të gjitha përpjekjet për dialog që Perëndimi ofroi që do të kishte shmangur vuajtjet dhe konfliktet,”– the Biden. 

LAJMI KRYESOR: Rusia nis LUFTËN! Hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët, mblidhet NATO, SHBA e dënon

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll