Bota

Lufta në Ukrainë, OSBE: Do të evakuojmë përkohësisht të gjithë stafin nga vendi

24 Shkurt 2022, 18:35 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, OSBE: Do të evakuojmë

UKRAINË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se do të “evakuonte përkohësisht” të gjithë anëtarët e saj të misionit ndërkombëtar nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm Helga Maria Schmid gjatë një deklarate për mediat.

Schmid tha se vendimi për tërheqjen e stafit të OSBE-së nga Ukraina ishte për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe situatës së përkeqësuar të sigurisë në vend dhe do të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe e realizueshme në varësi të faktorëve përkatës në terren. Një zëdhënës i sekretariatit konfirmoi se anëtarë të Misionit Special të Monitorimit (SMM) do të ishin në mesin e të evakuuarve.

Përkushtimi dhe guximi i stafit të OSBE-së është i lavdërueshëm. OSBE-ja krijoi menjëherë Misionin Special të Monitorimit (SMM) në vitin 2014 dhe burrat dhe gratë e përkushtuara të këtij misioni kanë qenë sytë dhe veshët tanë të paanshëm në terren në të gjithë vendin. Ne kemi një trashëgimi me të cilën duhet të krenohemi në vend. Mezi presim të rifillojmë misionet tona kur ta lejojnë rrethanat”, thuhet në deklaratën e Schmid.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota helga maria schmid lufta ukraine-rusi osbe helga maria schmid lufta ukraine-rusi osbe

Sondazh

Poll