Bota

Lufta në Ukrainë, Johnson njofton sanksionet: Ngrihen asetet e 100 rusëve

24 Shkurt 2022, 18:07 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Johnson njofton sanksionet: Ngrihen asetet e 100

ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka njoftuar sanksionet e fundit kundër Rusisë. BBC shkruan se Johnson e ka quajtur Presidentin rus Vladimir Putin një agresor të rrezikshëm.

Ai ka njoftuar se të gjitha bankat kryesore ruse do të përballen me një ngrirje të plotë të aktiveve në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri premton gjithashtu legjislacionin javën e ardhshme për të ndaluar kompanitë e mëdha ruse të rrisin financat/borxhin në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë:

Të gjitha bankat kryesore ruse do të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do t’i ndalojë ata të kenë akses në pagesat e sterlinës dhe kleringut përmes MB. Kjo përfshin një ngrirje të plotë dhe të menjëhershme të bankës VTB

Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar

Ngrirja e aseteve do të vendoset për 100 individë ose subjekte të reja

Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të aterojë në Britaninë e Madhe

Do të ketë një pezullim të licencave të eksportit me përdorim të dyfishtë për të mbuluar gjërat që mund të përdoren për qëllime ushtarake

Brenda ditëve, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës

Do të ketë një kufi për depozitat që rusët mund të bëjnë në llogaritë bankare të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka një qëllim të “punojë me aleatët” për të mbyllur pagesat e Swift, por “është një sfidë”, tha Johnson.

Sanksione të ngjashme financiare do të shtrihen në Bjellorusi për rolin e saj në sulmin ndaj Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar do të sjellë pjesë të projektligjit për krimin ekonomik përpara pushimeve të Pashkëve

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi vladimir putin boris johnson lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 17:46

Biden: Rusia po kërcënon rendin global

SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me aleatët e G7 të enjten për të vendosur një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë pasi ajo pushtoi Ukrainën dhe së ...