Bota

Biseda dhe telefonata e Biden, CNN: Si e mësoi sulmin ndaj Ukrainës

24 Shkurt 2022, 14:32 Nga DOSJA

SHBA– Presidenti i SHBA, Joe Biden po fliste në telefon me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në momentet kur nisi ndërhyrja ushtarake në Ukrainë. CNN shkruan se në këtë mënyrë u informua Biden për sulmin që nisi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Në Kombet e Bashkuara, ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas Greenfield komunikoi në telefon me Bidenin në momentet para fjalës së saj në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit. Ai i kërkoi asaj “ta përcillte në termat më të fortë të mundshëm mbështetjen e palëkundur për Ukrainën”.

Fjalimi i saj nuk pasqyronte pushtimin që Putin kishte nisur. Fotot tregojnë se ajo i dërgoi mesazhe delegatit ukrainas, duke i thënë se “do të doja që ta kisha lajmin përpara se t’i mbaroja fjalët e mia”.

Më pas, Biden zhvilloi një telefonatë me sekretarin e lartë ushtarak të Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan. Më pas për Biden erdhi një kërkesë nga presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky.  Në telefonatën e tyre, e cila zgjati afërsisht 10 minuta, Zelensky i kërkoi Bidenit që “t’u bëjë thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës”.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosa.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti rusi-ukraine joe biden konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 13:32

Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

Gjermania bën të ditura sanksione të rënda kundër Rusisë. Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi. Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të ...