Bota

Daçiç: Nuk na ndihmuan në ’99, Serbia s’do u bashkohet sanksione kundër Rusisë

24 Shkurt 2022, 14:28 Nga DOSJA
Daçiç: Nuk na ndihmuan në ’99, Serbia s’do u

BEOGRAD- Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Serbia nuk duhet t’i bashkohet dënimeve dhe sanksioneve që do caktohen kundër Rusisë, sepse nuk ndihmuan kur në vitin 1999 kur Serbia u bombardua nga forcat e NATO-s. Sipas mediave vendase, Daçiç ndër të tjera ka theksuar se Rusia ka kryer një agresion kundër Ukrainës dhe se do të ishte një problem i madh nëse BE do të bënte presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Moskës.

“A jemi ne Serbia një fuqi energjetike, kështu që gjithçka varet nga mënyra se si do të deklarohemi, ne duhet të shikojmë interesat tona. Kemi vdekur shumë herë për të tjerët. Të ruajmë marrëdhëniet me BE-në dhe me Rusinë dhe Kinën, sepse askush nuk do të na mbrojë nëse Rusia dhe Kina pushojnë së na mbrojturi”, ka thënë Daçiç. Ndërsa ish-presidenti Boris Tadiç tha se Serbia nuk mund të mbështesë njohjen e Donjeckut dhe Luganskut, sepse kjo është në kundërshtim me interesat e saj për shkak të Kosovës.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre e civilë. Putin: Do e pësoni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ivica dacic lufta ukraine-rusi ivica dacic lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 13:32

Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

Gjermania bën të ditura sanksione të rënda kundër Rusisë. Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi. Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të ...