Bota

Gjenerali gjerman alarmon për gjendjen e ushtrisë: Jemi pak a shumë “të zhveshur”

24 Shkurt 2022, 14:19 Nga DOSJA
Gjenerali gjerman alarmon për gjendjen e ushtrisë: Jemi pak a

BERLIN– Alfons Mais, shefi i ushtrisë gjermane, u shpreh i zemëruar për atë që e vlerëson si neglizhencë afatgjatë ndaj gatishmërisë ushtarake në vendin e tij. Reagimi i tij erdhi disa orë pasi ushtria ruse u fut në Ukrainë, duke shtuar se ushtria gjermane është në formë të keqe. Ai shtoi se territori i NATO-s deri tash nuk është vënë në rrezik, por partnerët e Gjermanisë në Evropën Lindore janë duke ndier vazhdimisht presion në rritje.

“Bundeswehri, ushtria që kam privilegjin ta drejtoj, është pak a shumë e zhveshur. Opsionet që ne mund t’u ofrojmë politikanëve për të mbështetur aleancën janë jashtëzakonisht të kufizuara. Ne të gjithë e pamë atë që po vinte dhe nuk ishim në gjendje të kalonim me argumentet tona, të nxirrnim përfundimet nga aneksimi i Krimesë dhe t’i zbatonim ato. Jam i inatosur!,”-tha Mais.

Marrë nga politico.eu

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre e civilë. Putin: Do e pësoni

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alfons mais lufta ukraine-rusi alfons mais lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 13:32

Scholz: Putin ka bërë një gabim të rëndë

Gjermania bën të ditura sanksione të rënda kundër Rusisë. Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi. Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të ...