Bota

FOTO/Panik në rrugët e Kiev-it, qytetarët lënë banesat, ‘strehohen’ në metro

24 Shkurt 2022, 09:36 Nga DOSJA
FOTO/Panik në rrugët e Kiev-it, qytetarët lënë banesat,

UKRAINË- Banorët në Kiev këtë mëngjes po furnizonin makinat me benzinë dhe po përpiqeshin të largohen nga qyteti, vetëm disa orë pasi presidentieus Vladimir Putin hyri me tanke mbi bjellorusi. Sipas Daily Mail, realiteti i luftës u shfaq sot për shumë banorë ukrainas, të cilët nuk e besonin se Putini do të hapte luftë në të vërtetë. Shumë prej tyre tani po nxitojnë drejt kufirit perëndimor për t’i shpëtuar tankeve në hyrje.

Fotot dhe videot treguan se si ukrainasit ishin duke u larguar nga Kievi të enjten në mëngjes, ndërsa sirenat e sulmit ajror kishin filuar të dëgjoheshin në të gjithë kryeqytetin. Linja hekurudhore gjithashtu u panë të mbushura me njerëz që përpiqeshin të hipnin në trena për të ikur nga qyteti, ndërsa disa thjesht po shkonin në stacion për t’u strehuar.

Presidenti rus njoftoi veprimin gjatë një fjalimi televiziv të enjten në mëngjes, duke thënë se masa ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve nga Ukraina. Ai shton se Rusia nuk ka një qëllim për të pushtuar Ukrainën. Putin thotë se përgjegjësia për gjakderdhjen i takon ‘regjimit’ ukrainas. Putini gjithashtu po paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë në veprimin rus do të çojë në ‘pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë’.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, 8 viktima, 17 të zhdukur, Putin: Do e pësoni

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll