Bota

“Sulmohet Ukraina”, DW: NATO zhvillon takim emergjent për situatën e krijuar

24 Shkurt 2022, 08:23 Nga DOSJA
“Sulmohet Ukraina”, DW: NATO zhvillon takim emergjent për

UKRAINA – Ukraina njofton për sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytete të tjera. Sipas raportimeve në media ka kalime të trupave ruse në disa pjesë të vendit. Sulmi i përfolur këto ditë ndaj Ukrainës, sipas disa njoftimeve i drejtohet të gjithë vendit.

Presidenti rus, Putin e ka miratuar një operacion ushtarak në Ukrainë duke e bërë të ditur në një fjalim televiziv. Menjëherë pas kësaj pati njoftime për sulmet e para dhe shpërthime në disa rajone të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selensky bëri të ditur, se shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete të vendit. Rusia ka sulmuar infrastrukturën e vebdit si edhe pika kufitare. Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba flet për “sulm të gjithanshëm kundër Ukrainës.” Ministria e Brendshme ukrainase njoftoi për sulme ndaj aeroporteve ushtarakë. Në Mariupol ka pasur dy shpërthime të rënda, njoftohet të enjten në mëngjes.

Scholz dënon sulmin

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha Scholz. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. “Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”, ka thënë Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”. “Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në twitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior.

Marrë nga DW

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 08:08

VOA: Shqipëria dhe Kosova dënojnë agresionin rus

Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës dënuan të enjten sulmin e Rusië mbi Ukrainën duke u shprehur mbështetje qytetarëve ukrainas.Kryeministri shqiptar Edi Rama,...