Bota

Nis lufta Rusi-Ukrainë, ambasadori shqiptar në OKB: Të mbështetet Kievi

24 Shkurt 2022, 07:49 Nga DOSJA
Nis lufta Rusi-Ukrainë, ambasadori shqiptar në OKB: Të

NJU JORK – Ambasadori shqiptar në OKB Ferit Hoxha kërkoi që të mbështetet Ukrainë në këto orë të vështira pasi ndodhet në sulmin e Rusisë. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Hoxha kërkon që Rusia të reflektojë menjëherë. Sipas tij misioni i këtij vendi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe jo prishja e saj. Ai theksoi se Ukraina është në të drejtën e saj që të mbrojë ekzistencën lirinë, integritetin territorial dhe sovranitetin.

“I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë dhe të reflektojë menjëherë. Misioni i tyre si një vend i madh në botë, është ta ruajnë paqen dhe jo ta prishin atë. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Të mbështetet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainë. Diplomacia është si shpresa. Ajo vdes e fundit. Por, që të funksionojë, duhet pranuar, jo injoruar”, u shpreh ambasadori shqiptar në OKB.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ ‘Plas’ lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Biden: E dënoj sulmin, Putin: Do ta pësoni

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ferit hoxha konflikti rusi-ukraine ferit hoxha konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 08:08

VOA: Shqipëria dhe Kosova dënojnë agresionin rus

Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës dënuan të enjten sulmin e Rusië mbi Ukrainën duke u shprehur mbështetje qytetarëve ukrainas.Kryeministri shqiptar Edi Rama,...