Aktualitet

Sipërmarrësja amerikane në qytetin e gurtë: Të rinjtë të mos e braktisin vendin, të rrisin shpresën këtu

5 Korrik 2019, 06:19 Nga DOSJA
Sipërmarrësja amerikane në qytetin e gurtë: Të

GJIROKASTËR- Shumë shtetas amerikanë kanë ngritur sipërmarrjen e tyre në Shqipëri në sektorë të ndryshëm. Brena Moran është një prej tyre. Ajo sapo ka hapur në qendrën historike në Gjirokastër një sipërmarrje për tregtimin e ëmbëlsirave.

E reja nga Kalifornia shprehet se ndihet mjaft mirë në qytetin e lashtë, ku jeton prej tre vitesh. Moran tregon se një ndihmë e madhe është edhe nëna e saj, e cila jeton në Amerikë, por prej disa ditësh ka ardhur pranë saj për ta ndihmuar.

“Kam tre vjet që qëndroj në Shqipëri. Erdha sepse është shumë vend i bukur dhe i qetë. Përgatis shumë ëmbëlsira amerikane. Kam mësuar nga mamaja ime, ajo është këtu tani për të më ndihmuar. Duhet të ketë besim në vendin tuaj. Sepse në qoftë se të gjithë ikin nuk do ketë përmirësime”, thotë Brena për Zërin e Amerikës.

Brena thotë se ka krijuar shumë miqësi me të rinjtë shqiptarë dhe ka një mesazh për të ta.“Duhet te kenë besim në të ardhmen e qytetit tuaj.  Nëse të gjithë ikin, nuk mund të përmirësohet situata”, shprehet Brena.

Marrë nga: VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet brena moran gjirokaster sipermarrese amerikane brena moran gjirokaster sipermarrese amerikane

Sondazh

Poll