Bota

VOA: Shqipëria dhe Kosova dënojnë agresionin rus

24 Shkurt 2022, 08:08 Nga DOSJA
VOA: Shqipëria dhe Kosova dënojnë agresionin rus

Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës dënuan të enjten sulmin e Rusië mbi Ukrainën duke u shprehur mbështetje qytetarëve ukrainas.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, shkroi se Shqipëria “u bashkohet aleatëve në NATO dhe Bashkimin Evropian në dënimin e fuqishëm të agresionit rus. Mendimet tona janë me popullin e Ukrainës”, shkroi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi se Kosova dhe qytetarët e saj qëndrojnë përkrah qytetarëve ukrainas, teksa përballen me pasojat e një lufte të paprovokuar, si rezultat i agresionit rus.

“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të penguar çfarëdo destabilizimi të rajonit tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të triumfojnë”, shkroi ajo.

Të dyja vendet dënuan të hënën njohjen e pavarësisë nga Rusia të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, duke e cilësuar “një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, marrëveshjes së Minskut si dhe cenim të tërësisë tokësore dhe pavarësisë së Ukrainës”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll