Bota

Nis lufta Rusi-Ukrainë, BE: E dënojmë sulmin barbar të Moskës, gati paketë me sanksione

24 Shkurt 2022, 07:39 Nga DOSJA
Nis lufta Rusi-Ukrainë, BE: E dënojmë sulmin barbar të

BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e konsideroi barbar ofensivën e armatosur të Rusisë ndaj Ukrainës. Zyrtarja e lartë e BE i konsideroi argumentet e Kremlinit si cinike dhe të pajustifikuara për të sulmuar fqinjin ukrainas. Ajo premtoi se pasdite BE do të marrë sanksione të reja ndaj Kremlinit. 

“Forcat ruse pushtuan Ukrainën, një vend i lirë dhe sovran. Dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike të përdorura për ta justifikuar atë. Sot do të prezantojmë një paketë me sanksione të mëdha”, bëri me dije zyrtarja e lartë gjermane.

Sulmi rus u dënua nga presidenti amerikan Biden, kryeministri britanik Johnson. Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar sot 5 avionë dhe 1 helikopter rus.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ ‘Plas’ lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Biden: E dënoj sulmin, Putin: Do ta pësoni

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen konflikti rusi-ukraine ursula von der leyen

Sondazh

Poll