Bota

Perëndimi kundër Rusisë, BE: Serbia vend kandidat, presim që të miratojë sanksionet

23 Shkurt 2022, 07:47 Nga DOSJA
Perëndimi kundër Rusisë, BE: Serbia vend kandidat, presim që

BRUKSEL – Bashkimi Europian pret që Serbia t’i bashkohet vendimti të miratimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Zëdhënësi i BE Peter Stano u përgjigj për “VOA” se përderisa Beogradi kandidon për t’u anëtarësuar në të ardhme në BE duhet të harmonizojë qëndrimet e saj në unison me vendet e tjera të Europës për të vendosur sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë.

“Vendet në proçes anëtarësimi në BE priten që të harmonizojnë qëndrimet e tyre me vendimet e BE. Serbia është një vend kandidat dhe kjo është arsyeja se përse presim që të harmonizojë qëndrimet e saj me vendimet e BE në fushën e politikës së jashthme dhe sigurisë”, tha zyrtari i lartë Stano.

Dje, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në Monako se ndaj vendit të tij po ushtrohet presion që të miratojë vendosjen e masave të reja ndëshkuese ndaj Rusisë pas hyrjes së trupave ushtarake ruse në lindje të Ukrainës.

Burimi: 021

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ S’ka samit SHBA-RUSI, Putin: Jemi për dialog (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll