Art&Argëtim

“Do ishte tmerr nëse…”/ Fifi përplaset me Ilirin: E di ti çfarë kam thënë unë?

23 Shkurt 2022, 06:14 Nga DOSJA
“Do ishte tmerr nëse…”/ Fifi përplaset me Ilirin: E

TIRANË– Në Post Big Brother VIP, Fifi u përplas me Ilirin duke i bërë pyetje nëse e di se çfarë ka folur për të pasi ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ndër të tjera, Fifi tha se Iliri e ka ruajtur veten nga kamerat, ndryshe nga cfarë ka bërë ajo duke e lënë veten të lirë.

BISEDA:

Fifi: E di ti çfarë kam thënë unë?

Iliri:Ti e di çfarë ke thënë.

Fifi: Unë atë ditë që kam dalë kam thënë që fiton Iliri ose Arjola.

Iliri: Unë kam ditur atë që ke thënë kur ke ardhur brenda shtëpisë. Po kur e ke thënë këtë?

Fifi: Kur kam dalë nga shtëpia se e kam parë një katërshe finaliste. Kam dashur Ilirin, Monikën, Arjolën dhe Donaldin. Prandaj i kam thënë Arjolës fito, Monikës i kam thënë shko në finale për mua ndërsa Donaldit i kam thënë fito për mua. Për lojën e Ilirit, mendoj se është më i mirë jashtë se brenda. Mendoj se është kontraktu nga kamerat. Unë u shpërfytyrova komplet, mendova që jam në shtëpi, shyqyr që nuk kam sharë se do ishte tmerr. Iliri e ka ruajtur pak veten.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz filloreta raci ilir shaqiri filloreta raci ilir shaqiri

Sondazh

Poll