Aktualitet

“Po ndërhyni në punët e Shqipërisë”, Doris Pack sulmon Yuri Kim: Ndihem e turpëruar nga ju!

22 Shkurt 2022, 07:15 Nga DOSJA

TIRANË – Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane Doris Pack kritikoi ashpër ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Në profilin në “Twitter” të diplomates amerikane, ish-eurodeputetja gjermane i shkruan se po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë dhe se asnjë ambasador në ndonjë vend të botës nuk vepron si ajo. Pack shton se ndihet e turpëruar nga sjelljet e Yuri Kim.

KOMENTET:
Yuri Kim: Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj është dikush i shpallur i korruptuar nga SHBA, çfarë u premtoni votuesve? Kush ju drejton dhe çfarë i detyroheni? çfarë presin shqiptarët? çfarë prisni që SHBA të bëjë?

Doris Pack: Znj.ambasadore Kim, nuk ka asnjë ambasador në ndonjë vend demokratik që sillet kështu si ju. Ju po ndërhyni vazhdimisht në punët e brendshme të Shqipërisë. Ju nuk po e nderoni vendin tuaj, SHBA. Ndihem e turpëruar nga ju.

Ditën e djeshme, diplomatja amerikane iu drejtua kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” se çfarë u premtojnë qytetarëve të tyre kur sponsorizohen nga një person i shpallur “non grata” nga SHBA, duke nënkuptuar Sali Berishën. Në “Twitter” ajo shkroi se çfarë besojnë kandidatët e koalicionit në fjalë se presin shqiptarët prej tyre dhe se çfarë duhet të bëjë SHBA.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu kundërpërgjigj Kim duke thënë se po shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Në Shkozet, ish-kryetari i PD e konsideroi ambasadoren amerikane si përfaqësuese të mafias së drejtuar nga George Soros.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ambasadorja yuri kim doris pack koalicioni shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale ambasadorja yuri kim doris pack koalicioni shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll