Aktualitet

HARTA LIVE: Ulen temperaturat, PARASHIKIMI i motit për ditën e sotme

22 Shkurt 2022, 07:16 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Ulen temperaturat, PARASHIKIMI i motit për ditën e sotme

TIRANË– Moti ditën e sotme do të jetë i karakterizuar nga temperatura të ulëta. Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore.

Meteoalb parashikon se në orët në vijim do të ketë përmirësim të lehtë dhe gradual të kushteve të motit në territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll