Aktualitet

‘Shuhen gjakrat’? Donaldi fotografohet në festën e Big Brother VIP, i veshur si Spiderman

21 Shkurt 2022, 21:19 Nga DOSJA
‘Shuhen gjakrat’? Donaldi fotografohet në festën e Big

TIRANË– Aktori i humori Donald Veshaj që doli i pakënaqur nga produksioni i “Big Brother VIP” është rikthyer në ambientet e Top Channel. Dosja.al ka siguruar foton nga festa që është organizuar pas përfundimit të spektaklit, ku shihet që mes të ftuarve ndodhet edhe Veshaj.

I veshur si Spiderman, Donaldi ka vendosur që t’i surprizojë të ftuarit duke u paraqitur si personazhi i tij i preferuar, por pa këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën krijoi dhe një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Për arsye që nuk dihen Trixa ka zgjedhur të mos marrë pjesë në këtë festë.

Prezent në festë, siç shihet në foto është edhe këngëtari Elgit Doda, i cili nuk e ka kursyer mbështetjen ndaj aktorit. Fituesi i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri dhe kjo gjë solli pakënaqësi të madhe tek Veshaj e vëllai i tij, Romeo. Ata u filmuan teksa përplaseshin me produksionin dhe një ditë më pas fshinë promon e emisionit që u ishte premtuar për të prezantuar në Top Channel, duke thelluar ‘ftohjen’.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz beniada nishani big brother vip donald veshaj beniada nishani big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll