Bota

Lëvizja e Putin, Biden planifikon të vendosë kufizime mbi tregtinë dhe financimin

21 Shkurt 2022, 21:22 Nga DOSJA
Lëvizja e Putin, Biden planifikon të vendosë kufizime mbi

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të vendosë kufizime të reja në tregtinë dhe financimin në dy territoret pro-Moskës që presidenti Vladimir Putin vendosi t’i njohë si të pavarura të hënën. CNN shkruan se në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që do të ndalonte investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë për, nga ose në të ashtuquajturat rajone DNR dhe LNR të Ukrainës.

Urdhri gjithashtu do të lejojë SHBA-në të vendosë sanksione ndaj kujtdo që vepron në ato zona. Dhe Shtëpia e Bardhë tha se së shpejti do të shpallte masa shtesë në lidhje me shkeljen e sotme të hapur të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë.

“Për të qenë të qartë: këto masa janë të ndara dhe do të ishin shtesë e masave të shpejta dhe të rënda ekonomike që ne kemi përgatitur në koordinim me aleatët dhe partnerët nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, shkroi në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jen psaki joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin jen psaki joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll