Bota

Lëvizja e Putin, Shqipëria në krah të Ukrainës: Shkelje e rëndë

21 Shkurt 2022, 20:57 Nga DOSJA
Lëvizja e Putin, Shqipëria në krah të Ukrainës: Shkelje

TIRANË- Shqipëria ka dënuar lëvizjen e Rusisë për të njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Me anë të një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta shkruan se ky akt është në shkelje e rëndë e ligji ndërkombëtar dhe e shkeljes së marrëveshjes së Minskut. Nga ana tjetër Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shkruan se Shqipëria po qëndon krah partnerëve ndërkombëtar si dhe të Ukrainës.

Postimi i Metës: 

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës

Postimi i Xhaçës:

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës , Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota politike ilir meta konflikti ukraine-rusi olta xhacka ilir meta konflikti ukraine-rusi olta xhacka

Sondazh

Poll