Bota

17 takime bilaterale në Mynih, Kurti: Të hapen dosje serbet për krimet e luftës në Kosovë

21 Shkurt 2022, 11:50 Nga DOSJA
17 takime bilaterale në Mynih, Kurti: Të hapen dosje serbet për

MYNIH – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përsëriti nevojën e hapjes së dosjeve shtetërore serbe për periudhën e kryerjes së krimeve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Nëpërmjet një postimi në Facebook, shefi i qeverisë së Kosovës tregoi se zhvilloi 17 takime dypalëshe gjatë kohës që u zhvillua Konferenca e Sigurisë në Mynih. Mes tyre ishin Josep Borrell, përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme dhe çëshjet e Sigurisë, Miroslav Lajçak, I Dërguari i Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, etj.

POSTIMI I ALBIN KURTIT:
Për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilluam 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.

Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll