Bota

Samiti Biden-Putin! Rusia refuzon të marrë pjesë, zëdhënësi: Nuk kemi asnjë plan

21 Shkurt 2022, 09:09 Nga DOSJA
Samiti Biden-Putin! Rusia refuzon të marrë pjesë,

RUSI– Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, ka thënë se është “e parakohshme” të flitet për plane specifike për një samit midis presidentit rus dhe Joe Biden. Peskov tha se Putin dhe Biden mund të takohen nëse e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se “është e parakohshme të flitet për plane specifike për një samit” dhe nuk ka plane konkrete.

Peskov gjithashtu e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit të Ukrainës si “jashtëzakonisht të tensionuar”, duke shtuar se Putini do t’i drejtohej së shpejti Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

‘Situata është vërtet jashtëzakonisht e tensionuar dhe deri më tani nuk shohim shenja të uljes së nivelit të tensionit. Provokimet dhe granatimet po bëhen gjithnjë e më intensive, sigurisht që kjo shkakton shqetësim shumë të thellë.’- tha ai.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Franca ndërhyri, siguron takimin Biden-Putin, pritet zgjidhje për Rusi-Ukrainë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitri peskov konflikti rusi-ukraine rusi ukraine dmitri peskov konflikti rusi-ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll