Bota

TRAGJEDIA në Greqi! Avioni kap ndotjen në ujërat e Shqipërisë, Italia nis pastrimin

21 Shkurt 2022, 09:00 Nga DOSJA
TRAGJEDIA në Greqi! Avioni kap ndotjen në ujërat e

GREQI– Djegia e anijes ‘Euroferry Olimpia’ ka ndotur ujërat tona territoralë. Anija e cila ka lënë pas 10 pasagjerë të zhdukur, ka shkaktuar ndotje ekologjike. Trageti i linjës Igumenicë-Brindizi më 18 shkurt në detin Jon u dogj mes ishullit të Korfuzit dhe brigjeve Shqiptare duke shkaktuar ndotje ekologjike.

Gjatë kohës që digjej anija, autoritetet italiane kanë dërguar avionin ATR42 “MANTA” për të parë situatën, ku dhe u evidentua zona e ndotur në detin Jon. Roja bregdetare italiane dërgoi anijen ‘Ubaldo Diciotti”, anije e cila përdoret për pastrimin e zonave detare, por që u raportua se shkoi thjeshtë për monitorim. Sipas Marine Traffic, dallohet se ‘Ubaldo dicioti’ ka vepruar në ujërat tonë territoriale përballë Himarës dhe Sarandës dhe më pas është nisur sërish drejt Italisë.

Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ u përfshi nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e së premtes. Flakët shpërthyen menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende mister.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll