Bota

Pastrim parash në Itali, prangosen 16 persona, mes tyre një kryebashkiake

21 Shkurt 2022, 09:41 Nga DOSJA
Pastrim parash në Itali, prangosen 16 persona, mes tyre një

ITALI – Policia italiane në zonën e Latinas lëshoi sot 16 urdhëra arresti ndaj një grupi administratorësh, biznesmenësh dhe funksionarësh publikë për akuzat e korrupsionit, mashtrimit dhe pastrimit të parave. Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiakja e Sabaudia, Gaida Gervasi.

Sipas të dhënave hetimore të prokurorit të çështjes Giuseppe De Falco janë evidentuar 12 aktivitete të paligjshme të kryera nëpërmjet favorizimit të paligjshëm, klientelizmit, etj.

Hetimet kanë nisur në vitin 2019 duke përfshirë ndërtimin e një terreni sportiv dhe sistemin e ndriçimit, vlera të cilave arrin në 1 milion euro. Kryebashkiakja Gervasi ka shfrytëzuar postin duke favorizuar në tendera disa prej biznesmenëve. Prokuroria e Latinas ka zbuluar 11 raste të ndërhyrjes së paligjshme në tendera dhe 1 rast konsiderohet si korrupsion.

Ndaj Gervasit është caktuar masa “arrest shtëpie”. Në total janë 20 persona të dyshuar për përfshirje në këtë skemë korruptive.

Burimi: Il Fatto Quotidiano

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aferë korruptive prangoset kryebashkiakja ne itali aferë korruptive prangoset kryebashkiakja ne itali

Sondazh

Poll