Bota

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare ‘pioneri’ i muzikës rep, ndihmoi Ed Sheeran dhe Jessie J

21 Shkurt 2022, 06:55 Nga DOSJA
Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare

BRITANI– Sipërmarrësi britanik dhe ylli i YouTube, Jamal Edwards, ka vdekur në moshën 31-vjeçare. BBC raporton se ai ishte themeluesi i SBTV, një platformë muzikore  në internet e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së artistëve si Dave, Ed Sheeran, Jessie J dhe Skepta.

Edwards, i lindur në Luton, u emërua MBE për shërbimet në muzikë në 2014. Ai gjithashtu u bë ambasador i Prince’s Trust, një shoqatë bamirësie për të rinjtë e drejtuar nga Princi i Uellsit, i cili ndihmon të rinjtë të krijojnë kompanitë e tyre.

Ai mori pjesë në Brit Awards në fillim të këtij muaji. Hera e tij e fundit në skenë, ishte të shtunën mbrëma, si DJ në një koncert në veri të Londrës. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për vdekjen e tij.

Homazhet për Edwards, një figurë pioniere në muzikën rep, janë bërë nga shumë artistë botërorë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani jamal edwards vdes kengetari britani jamal edwards vdes kengetari

Sondazh

Poll