Bota

Mbijetoi në tragetin Greqi-Itali, i riu bjellorus: Qëndrova dy ditë në kamion, u frikësova

20 Shkurt 2022, 20:54 Nga DOSJA
Mbijetoi në tragetin Greqi-Itali, i riu bjellorus: Qëndrova dy

GREQI – Shofer i kamionit bjellorus, i cili mundi të dilte gjallë nga trageti “Euroferry Olympia” i linjës Igumenicë-Brindizi u rrëfye për herë të parë pasi i shpëtoi tmerrit të ditës së premte, ku ra një zjarr i madh. Ai tregoi se po flinte gjumë në momentin kur ra zjarri. Për shkak të nxehtësisë së madhe që u krijua në traget, ai u fut brenda kamionit që drejtonte dhe qëndroi aty për 2 ditë me radhë. I frikësuar se zjarri mund të arrinte në garazhin e tragetit, ai ndezi dritat e kamionit për të parë se çfarë po bëhej. Në ditën e tretë, ai pa me vështirësi sinjalin e daljes emergjente dhe arriti të dilte për tu marrë nga ekipi i shpëtimit.

“Isha në gjumë kur ra zjarri. Kur u zgjova, kuptova që një zjarr kishte rënë, u përpoqa që të gjeja një rrugë daljeje, por nuk munda. Ishte shumë nxehtë dhe vendosa të qëndroja në kabinën e kamionit. Qëndrova për dy ditë brenda dhe ndeza dritat për të parë se çfarë po ndodhte. Isha i frikësuar se garazhi mund të përfshihej nga flakët. Dëgjoja zhurma, por nuk e dija se nga vitin. Dola jashtë ditën e tretë dhe kuptova që temperaturat kishin rënë, kështu që rrëmbeva çarçafët me duart e mia. Po shikoja me vështirësi dhe më në fund pashë sinjalin ‘dalje emergjente’. E ndoqa atë dhe arrita të dilja aty ku isha”, rrëfen 21-vjeçari i mbijetuar bjellorus.

Sipas autoriteteve bregdetare helene, 21-vjeçari bjellorus ka mbijetuar për 3 arsye. E para: ndodhej në garazh ku zjarri nuk arriti dot pasi flakët ranë në direkun e dytë dhe të tretë të tragetit, në garazhe nuk hyn dot tymi për shkak të sistemi nuk e lejon depërtimin e tij në garazhin e tragatit, e treta, ishte qetësia që e ndihmoi djaloshin të shpëtonte.

Burimi: Protothema

SHIKO DHE KËTË:

Zjarri në tragetin Greqi-Itali, identifikohet një kufomë, ishte brenda një kamioni

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zjarr ne tragetin ne greqi zjarr ne tragetin ne greqi

Sondazh

Poll