Bota

Orë ankthi, mbërrin treni i parë me refugjatë nga Donbasi në Rusi

20 Shkurt 2022, 19:57 Nga DOSJA
Orë ankthi, mbërrin treni i parë me refugjatë nga Donbasi

RUSI – 433 refugjatë nga rajoni lindor i Ukrainës, Donbas mbërritën sot me tren në rajonin e Vollgogradit në Rusi. Autoritetet lokale dhanë lajmin se ky është treni i parë nga rajoni separatist pro-rus që po sjell refugjatë drejt vendit. Ata janë dërguar në qendrat e përkohshme të akomodimit në Vollgograd.

“Sot, treni i parë me refugjatët nga Donbasi arriti në rajonin e Vollgogradit. 433 persona janë dërguar për në qendrat e akomodimit, të cilat janë përgatitur sipas kërkesave të guvernatorit”, shkruhet në deklaratën e zyrës së Guvernatorit të Vollgogradit.

Mes këtyre refugjatëve, janë 166 fëmijë nën moshën 14 vjeç. Ndërmjet tyre ka dhe 9 foshnje nën moshën 1 vjeç.

Brenda dy ditësh, pas urdhërit të liderit separatist pro-rus Denis Pushilin në Donbas për nisjen e evakuimit të grave, fëmijëve dhe të moshuarëve, janë larguar rreth 40 mijë banorë drejt Rusisë.

Burimi: ANI News

LAJMI KRYESOR: Konflikti Rusi-Ukrainë/ Putin dhe Zelenski pranojnë bisedime, Blinken fton Lavrovin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll