Subvencionet/Fermerët protestë:Na rimbursoni,një kafe kushton më shumë se një litër qumësht
20 Shkurt 2022, 08:54Nga DOSJA
FIER– Fermerët e Lushnjes, Beratit dhe Fierit janë mbledhur sërish për të protestuar sot kundër politikave të qeverisë, që i ka lënë në mëshirë të fatit. Me pankarta në duar: Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë!, fermerët kanë ngritur sërish sot zërin kundër skemës subvencionale që siguron qeveria për të gjithë fermerët në vend, duke i lënë në mëshirë të fatit, të dërrmuar nga “Open Ballkan”. Sëbashku me blegtorët ata protestuan pranë ‘Urës së Kuçit’ duke bllokuar rrugën nacionale Lushnjë- Berat, duke i bërë të qarta kërkesat e tyre për Ministria e Bujqësisë dhe qeverinë!
Të gjithë ata kërkojnë subvencionim të drejtë, pasi sipas tyre skema aktuale po I dëmton. Sipas tyre, skema e re nuk i mbështet pasi duhet të vuajnë edhe rritjen e çmimeve të plehave kimik, ndërsa radhisin edhe rritjen e çmimit të naftës që po kap 200 lekë të reja për litër. Megjithatë sot nuk ishte mbledhur vetëm fermerët e zonës së Myzeqesë, por në mbështetje iu bashkuan edhe ‘bashkëvuajtës’ të tjerë nga Kurbini, që kanë të njëjtat probleme. Po ashtu, ipranishëm në protestë ishte edhe Ervin Resuli, president i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Prodhuesit Vendor Shqiptar. Në fjalën e tij për mediat e pranishme, Resuli tha se shteti duhet të rishikonte buxhetin për bujqësinë, si edhe riorganziojë skemat për fermerët.
Fermerët kërkojnë rritjen e buxhetit të shtetit për bujqësinë, rimbursimin për njësi prodhimi për kulturat bujqësore, rimburësim për çdo litër qumësht, ulje të çmimit të naftës. Ata janë kundër skemës që nuk i konsideron fermerët e vegjël deri në 10 krerë lopë, apo atyre të gjedhëve të imta deri në 100 krerë, e që gjithashtu i përjashton mbjellësit e serave deri në 1 hektar. Me këto kufizime, gati 60% e fermerëve që prodhojnë për konsumatorin shqiptar janë të përjashtuar nga skema mbështetëse duke u lënë në mëshirë të fatit, duke e bërë të pamundur që të konkurrojnë as me tregun vendas e jo më me atë të rajonit.
Për më tepër që qeveria në vend që të ndihmojë fermerët, liron taksën për qumështin pluhur, ndërkohë që Serbia dhe Maqedonia e Veriut importojnë në emër të Ballkanit të Hapur. E ndërsa fermerët protestojnë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca as që e ka marrë mundimin që të takohet me ta për të gjetur një zgjidhje, ndërsa të njëjtën sjellje kanë edhe deputetët e zonës nga të dy palët politike.
LUSHNJE- Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka deklaruar se e vetmja gjë që u ka mbetur fermerëve është që të largohen nga Shqipëria, duke parë rritjet e ç...
ANGLI- Më shumë se 6,000 bimë u gjetën në një ndërtesë të papërdorur në Hythe Station Road, Colchester, prillin e kaluar. GazetteNews shkruan se të martën,shqip...
TIRANË– Klani i vëllezërve Osmani duket kishte kapur “majën”! Nga emigrantë që i largoheshin luftës në Kosovë, ishin vendosur në Majorka, vend që do ...
Detaje të reja janë zbuluar pas shkatërrimit të një grupi kriminal shqiptar që kryente vjedhje në stacionet dhe mjetet e transportit publik në Greqi. Pjesëtarë ...
MAT- Pamjet e mëposhtme janë nga shtëpia e Nerim Fikut, e cila është shkrumbuar nga zjarri në Mat. Banesa në fjalë është djegur nga flakët shtatorin e vitit të ...
SHKODËR– Një ortek dëborë ka bllokuar qarkullimin në aksin Bogë-Theth! Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë pamjet e punimeve në këtë aks, pas bllok...
FIER- Një kabinë elektrike është shkrumuar nga flakët në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori. Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje, pas...
TIRANË– Një prej banorëve të zonës së Kodrës së Priftit në Shkozë, i ka bërë një paralajmërim kryeministrit Edi Rama. Pasi ka dalë para kamerave, ai ...