Aktualitet

Fermerët në “krizë”/ Protestë në Fier dhe Berat, akuza qeverisë: I kemi votuar, na gënjyen!

20 Shkurt 2022, 11:46 Nga DOSJA
Fermerët në “krizë”/ Protestë në Fier dhe

LUSHNJE– Fermerët e serave dhe blegtorët të Beratit e Fierit kanë dalë sot në protestë në Urë të Kuçit, pikërisht në pikën ku ndahet kufiri mes dy qarqeve duke ngritur zërin ndaj rritjes së çmimeve për plehërat kimikë dhe inputeve bujqësore, ndërkohë që subvencionet sa vjen edhe ulen nga qeveria. Të gjithë njëzëri, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të marrë më shumë subvencione, pasi skema e re lë shumë prej tyre pa përfituar asgjë prej shtetit, ndërsa kërkojnë edhe uljen e çmimit të naftës.

“Na tha subvencion 100 lekë për litër dhe gënjeu ministrja. Nafta ka shkuar 2 mijë lekë. Të vijë ministrja ta mbajë stallën një ditë të vetme. Jemi të tërë me borxhe. Të vijë ministrja të na sqarojë. Na gënjeu ministrja, plehrat janë të shtrenjta, nafta 2 mijë lekë. Po ikin të tërë njerëzit. Mosha ime ka ikur. Ne kërkojmë të na ulin plehrat dhe naftën, të heqë taksën. E kemi votuar PS gjithmonë na gënjeu këtë herë”, thotë një tjetër.

LAJMI KRYESOR: Subvencionet/Fermerët protestë:Na rimbursoni,një kafe kushton më shumë se një litër qumësht

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e fermereve 20 shkurt 2022 protesta e fermereve 20 shkurt 2022

Sondazh

Poll