Ekonomi

“Të ndihmojmë njëri-tjetrin”/ Tradita e vjetër që ruhet ende në Xibër të Matit

20 Shkurt 2022, 14:59 Nga DOSJA
“Të ndihmojmë njëri-tjetrin”/ Tradita e vjetër

MAT- Ndonëse mënyrat e transportit të ngarkesave sot janë të ndryshme dhe me automjete, zona të caktuara të vendit tonë, vijojnë të ruajnë traditat e vjetra.

Këta që shihni në pamjet e siguruara nga Dosja.al, janë banorë të fshatit Xibër – Hane në Bashkinë e Klosit. Për disa arsye, por më kryesorja, ruajtja e traditës së ndihmës ndaj njëri – tjetrit janë nisur për të marrë në një tjetër fshat ushqim për bagëtinë.

Banorët shprehen se një ndër arsyet është edhe mungesa e rrugës në vendin ku ndodhet bari që do të ngarkojnë, por edhe ruajtja e traditës të dekadave më parë.

“Rrimë me njëri-tjetrin se rrugë nuk kemi. Kemi traditë që të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Bujqësia ka mbaruar, nuk pyet kush për ne,”-thonë ata për kamerat.

Këta banorë veprojnë ende të organizuar, duke u bërë bashkë për të ndihmuar njëri-tjetrin në situata të ndryshme, siç është edhe kjo për transportin e ushqimit për bagëtinë. Ata janë nisur nga fshati Xibër – Hane për në fshatin Gurë i Bardhë, ku dhe do të marrin barin me anë të kuajve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale mat xibër mat xibër

Sondazh

Poll