Ekonomi

“Kërkojmë pastruese! Jo me ngjyrë”/ Njoftimi racist për punë në Elbasan, reagon Komisioneri

18 Shkurt 2022, 14:28 Nga DOSJA
“Kërkojmë pastruese! Jo me ngjyrë”/ Njoftimi racist

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar ashpër për në njoftim pune që është bërë nga një lokal në Elbasan. Siç duket edhe fotoja, në njoftimin e punës, kërkohet një sanitare për lokalin, por kishin një kusht. Punonjësja nuk duhet të jetë pjesë e asnjë komuniteti minoritar në vendin tonë. 

“Kërkojmë pastruese! Jo më ngjyrë,”-shkruhet në njoftimin e afishuar në lokal. Ndërkohë që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i bën thirrje të gjithë subjekteve private që të evitojnë sjelljet diskriminuese dhe ti konsiderojnë qytetarët të barabartë në të drejtat dhe dinjitetin e tyre.

Deklaratë për mediat:

Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u sinjalizua për shfaqjen në rrjetet sociale të një “Oferte për punë” në një Bar Kafe të qytetit të Elbasanit, ku qartësisht shfaqet diskriminim për shkak të ngjyrës së lëkurës, çka është e papranueshme dhe e sanksionueshme me ligj. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të ndërmarrë të gjitha hapat që i njeh ligji për ndreqjen e kësaj shfaqje diskriminuese. Të inkurajuar nga reagimet denoncuese të kësaj situate Diskriminuese, Institucioni i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit qytetarët që janë dëshmitarë të situatave diskriminuese apo kanë dijeni, të sinjalizojnë në kanalet tona të komunikimit dhe në të gjitha rastet do të ndiqet praktika e hetimit administrativ dhe marrja e vendimeve përkatëse. KMD i bën thirrje të gjithë subjekteve private që të evitojnë sjelljet diskriminuese dhe ti konsiderojnë qytetarët të barabartë në të drejtat dhe dinjitetin e tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale elbasan komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi elbasan komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi

Sondazh

Poll