Ekonomi

Tatimet: Nga 1 janari 2021 janë fiskalizuar 58,5% e bizneseve

18 Shkurt 2022, 06:49 Nga DOSJA
Tatimet: Nga 1 janari 2021 janë fiskalizuar 58,5% e bizneseve

58,5% e bizneseve aktive apo 71,117 prej tyre janë fiskalizuar plotësisht dhe janë lëshuar mbi 188,6 mln fatura të fiskalizuara që prej datës 1 Janar 2021 deri më 31 Janar 2022. Sipas të dhënave të përditësuara të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, janë pajisur me certifikatë fiskalizimi 94,770 tatimpagues ose 78% e totalit të tatimpaguesve aktivë.

22,836 tatimpagues ose 89% e tatimpaguesve në Biznes i Madh aktivë janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Nga këta tatimpagues të pajisur me certifikatë, 20,278 ose 79,1% e totalit të tyre ka lëshuar fatura të fiskalizuara.

69,826 tatimpagues ose 77 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël aktivë janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Vetëm 50,306 ose 55,4 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.

Përsa i përket ecurisë së Fiskalizimit vetëm në muajin Janar 2022, kemi këto rezultate: rritje me 7,283 ose 10% të tatimpagues aktivë të fiskalizuar që kanë kryer procesin e faturimit. Rritje me 919 tatimpagues aktivë që janë pajisur me certifikate fiskalizimi. Rritje me 356 të tatimpaguesve të Biznes i Vogël që kanë kryer procesin e pajisjes me certifikatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 6,211 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura.

Rritje me 576 tatimpagues Biznes i Madh që kanë kryer procesin e pajisjes me certifikatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 1.035 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura ./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi evazion fiskal tatimet evazion fiskal tatimet

Sondazh

Poll