Bota

Mbretëresha Elisabeth e Anglisë infektohet me COVID-19

20 Shkurt 2022, 11:52 Nga DOSJA
Mbretëresha Elisabeth e Anglisë infektohet me COVID-19

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeth II e Anglisë është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është bërë me dije zyrtarisht nga Buckingham Palace. Burime për mediat e huaja nga pallati kanë bërë me dije se monarkja po kalon me simptoma të lehta infektimin, që më shumë i ngjan një të ftohti. Por sipas tyre, mezi po pret të rifillojë e të bëjë “detyrat” e saj në Ëindsor gjatë javës së ardhshme.

“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, u tha në deklaratën zyrtare për shtyp. 

Mbretëresha, 95 vjeç, kishte qenë në kontakt me djalin dhe trashëgimtarin e saj të madh, Princin e Uellsit, Charles, i cili rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Njoftimi vjen disa javë pasi Mbretëresha u bë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur jubileun e saj Platinum prej 70 vjetësh më 6 shkurt. Ajo kreu angazhimin e saj të parë të madh publik duke takuar edhe punonjës të Sandringham House.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elisabeth infekohet me covid mbreteresha elisabeth ii elisabeth infekohet me covid mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll