Bota

Johnson: Putin po planifikon të bëjë luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

20 Shkurt 2022, 10:30 Nga DOSJA
Johnson: Putin po planifikon të bëjë luftën më të

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson tha se provat sugjerojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945. Blic.rs shkruan se gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Johnson u shpreh se qytetarët duhet të marrin parasysh se do të ndodhin humbje të mëdha nëse kjo luftë bëhet.

Sipas Johnson, trupat ruse planifikonin të hynin në Ukrainë jo vetëm nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por edhe nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit. Ai shtoi se të gjitha shenjat tregojnë se plani tashmë ka filluar në një farë mënyre.

Njerëzit duhet të kuptojnë çmimin e madh që mund të sjellë kjo. Kam frikë ta them këtë, por plani që shohim është diçka që me të vërtetë mund të jetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 për sa i përket shkallës së saj.  Njerëzit duhet të marrin parasysh jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të rinjve rusë,” tha Johnson.

LAJMI KRYESOR: Konflikti në Ukrainë, dy ushtarë të vrarë, qytetarët po largohen nga Donbassi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson konflikti ukraine-rusi boris johnson konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll