Aktualitet

VIDEO/ I dogji banesën, policia i mban të fshehur identitetin e autorit

20 Shkurt 2022, 10:18 Nga DOSJA
VIDEO/ I dogji banesën, policia i mban të fshehur identitetin e

MAT- Pamjet e mëposhtme janë nga shtëpia e Nerim Fikut, e cila është shkrumbuar nga zjarri në Mat. Banesa në fjalë është djegur nga flakët shtatorin e vitit të kaluar. Kryefamiljari Nerim Fiku thotë se zjarri dogji gjithçka duke shkaktuar një dëm ekonomik kolosal.

Rastin ai e ka referuar në polici dhe kjo e fundit ka mbyllur hetimet. Sipas Fikut, policia i ka komunikuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vendosur nga një person me probleme të shëndetit mendor, por pa i dhënë emrin e tij.

Nerim Fiku shton se personi në fjalë mund të vazhdojë të jetë rrezik jo vetëm për të por edhe për familje të tjera, ndaj dhe duhet që të dihet se kush është e të izolohet nga institucionet përgjegjëse sepse mund të rrezikojë jetë njerëzish. Një tjetër problem i familjes Fiku është se nuk di nëse do të dëmshpërblehet për dëmin që i është shkaktuar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nerim fiku nerim fiku

Sondazh

Poll