Bota

Konflikti në Ukrainë, BE dënon përdorimin e armëve të rënda në zonat civile

20 Shkurt 2022, 06:59 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, BE dënon përdorimin e armëve

BRUKSEL- BE-ja i kërkoi Rusisë të de-përshkallëzojë konfliktin duke tërhequr forcat ushtarake nga afër kufirit të saj me Ukrainën. CNN shkruan se në një deklaratë drejtuar Rusisë, BE-ja theksoi rritje të shkeljeve të armëpushimit përgjatë vijës së kontaktit në Ukrainën lindore ditët e fundit.

“BE dënon përdorimin e armatimit të rëndë dhe granatimet pa dallim të zonave civile, të cilat përbëjnë një shkelje të qartë të marrëveshjeve të Minskut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së të shtunën.

Deklarata e BE-së vazhdoi të lavdëronte qëndrimin e përmbajtjes së Ukrainës përballë provokimeve të vazhdueshme dhe përpjekjeve për destabilizimin dhe shprehu shqetësimin për ngjarje të inskenuara që tha se mund të përdoren si pretekst për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.

Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët ukrainas ngritën shqetësime për “provokimet” e pritshme në rajonet separatiste në Ukrainën lindore, duke thënë se ata presin që Rusia të përfshihet në operacione me flamur të rremë atje.

“BE-ja i kërkon Rusisë të angazhohet në dialog kuptimplotë, diplomaci, të tregojë përmbajtje dhe të de-përshkallëzojë”, thuhet në deklaratën e BE-së.

LAJMI KRYESOR: Konflikti në Ukrainë, dy ushtarë të vrarë, qytetarët po largohen nga Donbassi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 'bechtel enka' be konflikti ukraine-rusi 'bechtel enka' be konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2022, 20:15

Frikë nga lufta! NATO tërheq stafin nga Kievi

UKRAINË– NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës e Rusisë. Përmes një deklarate, NATO bën me dije se jan...