Bota

Konflikti në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë: Biden do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

20 Shkurt 2022, 07:05 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë: Biden do të

SHBA- Presidenti Joe Biden po informohet “rregullisht” për situatën në Ukrainë nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë në një deklaratë sekretarja e shtypit Jen Psaki.

Të shtunën pasdite, Biden mori një përditësim mbi takimet e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Të dielën, Biden do të mbledhë Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë, tha Psaki.

“Presidenti Biden vazhdon të monitorojë situatën në zhvillim në Ukrainë dhe po përditësohet rregullisht për ngjarjet në terren nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare. Ata ripohuan se Rusia mund të nisë një sulm kundër Ukrainës në çdo kohë,” tha Psaki në deklaratën me shkrim.

LAJMI KRYESOR: Konflikti në Ukrainë, dy ushtarë të vrarë, qytetarët po largohen nga Donbassi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jen psaki joe biden kamala harris këshillin e sigurisë kombëtare konflikti ukraine-rusi jen psaki joe biden kamala harris këshillin e sigurisë kombëtare konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2022, 20:15

Frikë nga lufta! NATO tërheq stafin nga Kievi

UKRAINË– NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës e Rusisë. Përmes një deklarate, NATO bën me dije se jan...