Bota

TENSIONET/ Vriten 2 ukrainas, 4 plagosen, NATO tërheq stafin. Scholz: Evropa kërcënohet

19 Shkurt 2022, 15:07 Nga DOSJA
TENSIONET/ Vriten 2 ukrainas, 4 plagosen, NATO tërheq stafin. Scholz:

UKRAINË– Dy të vrarë e katër të plagpsur. Ky është bilanci i deritanishëm pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Ushtari i parë ndërroi jetë gjatë përleshjeve me separatistët pro-rusë në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut. Një ushtar i dytë ukrainas është vra në luftimet në territorin separatist të Donbass në Ukrainën Lindore. Lajmin e ka dhënë pak më parë zyrtarët nga Forcat e Armatosura në Kiev. Nga ana tjetër, frika e nisjes së një lufte të frikshme ka bërë që NATO të tërheq stafin nga Kievi. Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit mbrëmjen e djeshme duke lëshuar alarmin për një pushtim rus. Evakuimi ka nisur tashmë. Me valixhe në duar, burra, gra e fëmijë po kalojnë kufirin në republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se Europa po kërcënohet me luftë, duke iu referuar krizës në Ukrainë. Në platformën e Konferencës së Sigurisë në Mynih ai i bëri thirrje Rusisë edhe një herë që të tërhiqet, duke paralajmëruar “kosto shumë të larta” në ngjarja e “shkeljes së mëtejshme të sovranitetit të Ukrainës”.

“Lufta kërcënon përsëri Evropën dhe rreziku është larg nga shmangia,” tha kancelari duke siguruar se Gjermania do të mbrojë aleatët e saj në NATO nga një sulm i mundshëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk do t’i përgjigjet sfidave në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore dhe do të luftojë për të vendosur paqen përmes diplomacisë. Zelensky udhëtoi në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ndërsa vendi i tij po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën.

“Ne nuk po u përgjigjemi sfidave dhe po luftojmë për të konsoliduar paqen vetëm përmes diplomacisë”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij në Instagram.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i kishte dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për të gjetur një rrugë të përbashkët për të shmangur konfliktin në Ukrainë duke paralajmëruar gjithashtu Moskën rreth shqetësimeve të sigurisë. Stoltenberg tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se nuk kishte prova që Rusia po tërhiqej nga Ukraina, pavarësisht pretendimeve të Moskës këtë javë se kishte filluar tërheqjen e trupave të saj.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden beson se homologu i tij Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën, por shton se ka ende hapësirë për diplomaci për zbutjen e krizës në lindje të Evropës. Mijëra civilë janë larguar nga e ashtuquajtura Republika Popullore e Donjeckut, drejt kufirit rus.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Frikë nga lufta! NATO tërheq stafin nga Kievi

NATO kërkon më shumë bisedime me Rusinë për të zbutur krizën në Ukrainë

Kryengritësit pro rusë në Ukrainën lindore urdhërojnë mobilizimin e plotë

Harris: NATO do ta forcojë krahun lindor nëse Rusia e pushton Ukrainën

Kriza Rusi-Ukrainë/ DW: Në Shqipëri do instalohet Komanda e Operacioneve të Posaçme të SHBA

Kriza Rusi-Ukrainë dhe pandemia cënojnë ekonominë

‘Spetsnaz’/ Më të mirët! Forcat Speciale Ruse, PAMJET, çfarë e pret Ukrainën

Rusia merr masa! Kreu i DPR: Mobilizohuni, duhet të mbrojmë popullin rus

E qëllimshme? Shpërthim në Ukrainë, shkrumbohet gazsjellësi

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine rusi ukraine konflikti rusi-ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2022, 20:15

Frikë nga lufta! NATO tërheq stafin nga Kievi

UKRAINË– NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës e Rusisë. Përmes një deklarate, NATO bën me dije se jan...