Politike

ME VIDEO: Një ditë para Bashës, Yuri Kim ‘zbarkon’ në Shkodër. Rastësi apo…?

18 Shkurt 2022, 20:58 Nga DOSJA
ME VIDEO: Një ditë para Bashës, Yuri Kim ‘zbarkon’

SHKODËR– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në Shkodër, ku edhe është filmuar duket qarkulluar në pedonalen e qytetit. Por nuk ka kaluar pa u vënë re as nga qytetarët, siç duket edhe në pamjet e “Fax”.

Por vizita e saj në Shkodër vjen disa orë para takimit elektoral që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë në qytet, ku edhe do të prezantojë kandidatin për kryetar të Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati.

Të jetë kjo një rastësi? Apo ka diçka më shumë pas lëvizjes së ambasadores? Ndërkohë që kjo është edhe vizita e Bashës në Shkodër që prej përçarjes që ka ndodhur në Partinë Demokratike. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, në Shkodër ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili zhvilloi disa takime me kandidatin për kryebashkiak të koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Bardh Spahinë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha yuri kim yuri kim në shkodër lulzim basha yuri kim yuri kim në shkodër

Sondazh

Poll