Bota

Rusia merr masa! Kreu i DPR: Mobilizohuni, duhet të mbrojmë popullin rus

19 Shkurt 2022, 06:53 Nga DOSJA
Rusia merr masa! Kreu i DPR: Mobilizohuni, duhet të mbrojmë popullin

RUSI- Mobilizimi i përgjithshëm është shpallur në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) në Rusi. Mediat raportojnë se dekreti përkatës u nënshkrua nga kreu i DPR Denis Pushilin. Ai e ka bërë të ditur këtë përmes një video-mesazhi për publikun, të publikuar në kanalin e tij Telegram.

I bëj thirrje bashkatdhetarëve që janë në rezervë të vijnë në komisariatet ushtarake. Sot kam nënshkruar një dekret për mobilizimin e përgjithshëm , -tha Pushilin.

Ai deklaroi se trupat ukrainase po bombardonin vendbanimet e republikës nga lloje të ndryshme armësh dhe u bëri thirrje të gjithë burrave të aftë për të mbajtur armë në duar që të “ngrihen në këmbë për mbrojtjen e familjeve të tyre, fëmijëve, grave, nënave”.

Së bashku do të arrijmë fitoren e dëshiruar dhe të nevojshme për të gjithë ne. Ne do të mbrojmë Donbasin dhe të gjithë popullin rus , “përmblodhi kreu i DPR.

Njoftimi i mobilizimit erdhi në kulmin e evakuimit masiv të popullsisë civile të Donbass në rajonin e Rostovit. Sipas Reuters, numri i përgjithshëm i banorëve që janë gati të largohen nga DPR është rreth 700,000 njerëz.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine ukraine konflikti rusi-ukraine ukraine

Sondazh

Poll