Art&Argëtim

Einxhel Shkira, finalistja që ka thyer rekordin si më e nominuara në historinë e BBV

18 Shkurt 2022, 16:39 Nga DOSJA
Einxhel Shkira, finalistja që ka thyer rekordin si më e nominuara

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka thyer rekordin si banorja më e nominuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina konkurente në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë. Moderatorja i ka shpëtuar të gjitha nominimeve dhe tashmë ajo është një prej katër finalistëve në BBV dhe gjithashtu pretendente për çmimin e madh.

Arsyeja se pse Einxhel ka qenë një nga banorët më të nominuar vjen si pasojë e debateve të forta me disa nga banorët, gjithashtu tipi i saj i ‘zymtë’ e ka bërë atë të jetë banori më pak i preferuar nga konkurentët e tjerë.

Einxheli është banorja e vetme filnaliste e cila nuk ka hyrë që me 5 tetor, ditë kur u nis edhe reality show ‘Big Brother VIP’, por u fut pak javë më vonë. Einxhel është në finale së bashku me balerini Ilir Shaqiri, modelen Beniada Nishani dhe aktorin e humorit Donald Veshaj.

 (j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beniada nishani big brother vip donald veshaj einxhel shkira ilir shaqiri janelle pierzina beniada nishani big brother vip donald veshaj einxhel shkira ilir shaqiri janelle pierzina

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2022, 15:52

Po sikur femrat të mos lindin më kurrë?

SHBA– Ideja e rritjes së një fëmije në një mjedis artificial jashtë trupit të njeriut është konsideruar gjithmonë në sferat e fantashkencës, por mund të m...