Art&Argëtim

Arjan Konomi flet për lidhjen Bora-Donald: Kanë qenë më shumë të ndarë sesa të lidhur

18 Shkurt 2022, 14:38 Nga DOSJA
Arjan Konomi flet për lidhjen Bora-Donald: Kanë qenë më

TIRANË- Opinionisti Arjan Konomi, në një video live në “TikTok” ka bërë një deklarat për lidhjen e shumëfolur mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Konomi ka thënë se sipas tij dyshja Bora-Dondal dihej që do ndaheshin sepse sipas tij marrëdhënia e tyre shpesh “krisej”, dhe se ata ishin ndar disa herë të tjera gjatë lidhjes së tyre 3 vjeçare, gjithashtu ka theksuar se ata më shumë kanë qenë të ndarë se të lidhur.

“E kisha menduar ndarjen e Donaldit nga Bora. Në fakt ata ishin ndarë disa herë të tjera përpara. Nuk kanë qenë 3 vjet gjithë kohës bashkë. Madje kur ka filluar ‘Për’puthen’ ata ishin të ndarë. Pas disa muajsh, janë bashkuar prapë. Kanë qenë më shumë të ndarë sesa të lidhur. Janë bashkuar për ca kohë, pastaj ndarja tjetër ka qenë nga prilli i këtij viti.”- është shprehur Konomi.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz anamaria benga anamaria benga

Sondazh

Poll