Bota

FOTOT/ Brad Pitt padit Angelina Jolie, shiti vilën e tyre te oligarku rus

18 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
FOTOT/ Brad Pitt padit Angelina Jolie, shiti vilën e tyre te oligarku rus

ANGLI- Aktori Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie pasi e akuzon se ka shitur fshehurazi pronën e tyre të përbashkët “Chateu Miraval” tek oligarku rus Yuri Shefler, pa dijeninë e tij.  Pitt, pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre prej 50% të rezidencën, kur u martuan në vitin 2004, pa një marrëveshje të përbashkët.

Dokumentet e gjykatës, të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit zbulojnë se Pitt pretendon se  “Angelina Jolie shpërdoroi të drejtën e saj duke mos pranuar që Pitt të japë pëlqimin për shitjen e aksioneve. Ajo shiti pjesën e saj, duke e ditur që biznesmeni rus kërkon të kontrollojë të gjithë biznesin që Pitt e ngriti me dashuri dhe përpjekje.”

Aktori pretendon se Angelina e vazhdoi shitjen pa i thënë, duke i hequr të drejtën për të blerë 50% të pronës së tij.

Chateu Miraval, kështjella nga ku prodhohet “Rose-ja” e famshme

Kantina ndodhet në “Chateau Miraval”, që ndodhet në fshatin Koren në Francën juglindore. Kështjella përfshin një rezidencë me 35 dhoma e rrethuar nga kopshte të harlisura , shatërvane, një kishë dhe një rezidencë në të cilën Pitt ka investuar gjithashtu shumë para. Jolie dhe Pete e blenë Miraval në 2008 me qëllimin për të rritur fëmijët e tyre atje dhe për të krijuar një punishte vere të njohur .

Pitt, 58 vjeç, arriti ta bënte Miraval verën roze ndoshta më të famshme në botë, ndërsa Jolie, pas divorcit, nuk punoi më. Në vitin 2013, sipas dokumenteve të gjykatës, Angelina Jolie ndërpreu kontributin financiar për Miraval. Ajo e justifikoi duke thënë se nuk mund të mbante një klompani që shet alkool, pasi kjoështë në kundërshtim me bindjet e saj ”.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz angelina jolie brad pitt pronë e përbashkët shitje angelina jolie brad pitt pronë e përbashkët shitje

Sondazh

Poll