Bota

100 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Brazil

18 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
100 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në

BRAZIL-Zyrtarët kanë bërë me dije se rreth 100 njerëz kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petrópolis. Qyteti, i cili ndodhet në veri të Rio de Janeiro-s, u godit nga reshje shiu të rrëmbyeshme, shkruan e përditshmja Alajeezera.

Përmbytjet kanë shkatërruar thuajse gnjithcka, pasi ujrat vërshuan në rrugët e qytetit. Ekipetet e shpëtimit, po ndihmojnë banorët në vendngjarje.

Mbrojtja Civile Kombëtare e Brazilit tha në median sociale Twitter, 24 persona ishin shpëtuar të gjallë deri më tani, me 100 vdekje të konfirmuara, mes tyre 13 fëmije. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë pamje tmerruese, dhe dëme të mëdha automjetesh.

Me 35 persona të raportuar të zhdukur, autoritetet kanë deklaruar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë pa ndërprerje.

Petropolis është një destinacion popullor turistik në kodrat mbi Rio de Janeiro-n. Por pasi një muaj me reshje shiu në qytet në vetëm tre orë, pjesa më e madhe e hijeshisë së tij mbretërore ishte në gërmadha, me shtëpi dhe dyqane të shkatërruara nga përmbytjet.

Në një nga lagjet më të goditura, deri në 80 shtëpi u përmbyten nga rrëshqitjet e dheut. Rreth 300 njerëz po strehohen në shkolla dhe qendra sociale dhe organizatat bamirëse po bëjnë thirrje për donacione të dyshekëve, ushqimeve, veshjeve dhe maskave për fytyrën.

Kryetari i bashkisë së qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe presidenti Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Rusi, ka thënë se do të organizojë ndihmë të menjëhershme për viktimat.

Me dhjetëra ende të raportuar të zhdukur, frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, bëri që zjarrfikësit dhe vullnetarët të përlesheshin nëpër mbetjet e shtëpive të shpërndara nga përrenjtë e baltës, shumë prej tyre në lagjet e varfra të kodrës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 100 te vdekur brazil permbytje 100 te vdekur brazil permbytje

Sondazh

Poll