Bota

Çështja e Ukrainës, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes bisedë telefonike me homologun rus

18 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
Çështja e Ukrainës, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes bisedë

MOSKË/UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të bisedojë sot me homologun rus Sergei Shoigu. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për mediat vendase. Edhe pse nuk është konfirmuar se për çfarë teme do të bisedohet, besohet se në fokus do të jetë konflikti Rusi-Ukrainë.

“Në 18 shkurt, një bisedë telefonike do të kryhet midis Ministrit të Mbrojtjes të Federatës Ruse Sergei Shoigu dhe Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin. Biseda do të kryhet me iniciativën e palës amerikane”, bëri me dije zyra e shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Sot do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë në Mynih ku marrin pjesë 30 udhëheqës të botës. Moska nuk ka dërguar përfaqësues. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Burimi: Tass

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandër lukashenko konflikti rusi-ukraine lloyd austin vladimir putin aleksandër lukashenko konflikti rusi-ukraine lloyd austin vladimir putin

Sondazh

Poll