Aktualitet

Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Do dalin përgjime me bandat (Debatet)

17 Shkurt 2022, 06:54 Nga DOSJA
Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Do dalin përgjime me

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme, seancë që u zhvillua mes debateve të nxehta. Në Kuvend ka marrë fjalën i pari kryedemokrati Lulzim Basha i cili fokusin e pati te çështja e inceneratorëve. Basha tha se shumë shpejt do të arrestohen të tjerë ministra të qeverisë Rama. Pas tij, foli edhe Sali Berisha. Ish-kryeministri deklaroi se hetimi i Komisionit Parlamentar dhe atij të SPAK, të cilit iu referua si “skrap”, kërkojnë të varrosin çështjen. Debati është vazhduar nga socialistët ku përgjigjen e ka dhënë deputeti Taulant Balla dhe ministrja Elisa Spiropali. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhej sot në seancë.

Berisha foli edhe në oborrin e Kuvendit për mediat. Para gazetarëve, ish-kryeministri tha se përgjimet e një bande shqiptarësh që është shkatërruar së fundmi do të nxjerrin në pah emra ministrash, prokurorësh e gjyqtarësh. Ai kërkoi gjithashtu që Gjykata Kushtetuese të dënojë Kuvendin e Shqipërisë për falsifikime që ka bërë gjatë kohës që përgatiste dosjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, kërkesë që u rrëzua. Pas tij, jashtë Kuvendit foli edhe Basha, i cili tha se lufta e Partisë Demorkatike është e fokusuar tek afera e inceneratorëve. Berishën e bëri palë me Ramën. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Presidentin Ilir Meta. Ajo tha se këtë vendim e priste që në muajin mars. E pyetur nëse Meta do të kthehej si kryetar i LSI-së, ajo tha se ky ‘kostum i rri ngushtë’, duke lënë të kuptohet se drejtimi i Presidentit në politikë do të jetë krejt tjetër pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. 

Nga ana tjetër, ajo që shkaktoi debat të fortë në Kuvend ishte fjala e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla. Ky i fundit iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e krahasoi atë me organet gjenitale të Ramës, duke i thënë se pasarëdhësit të tij i afrohet ‘poshtë barkut të kalit të Skëndërbeut’. Kjo fjali 018 solli reagimin e demokratit Ferdinand Xheferrajt. Ky i fundit mori fjalën dhe referuar ministreve të reja tha se Rama e ka mbushur Kuvendin me ‘çupëlinë’. Fjala ‘çupëlinë’ nxiti reagimin e të gjithë socialistëve që kërcënuan me ndërprerjen e seancës. Në fund Xhaferraj u detyrua të kërkonte falje. Kuvendi sot miratoi listën me gjashtë anëatrët e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Bëhet fjalë për Joana Allushin, Aurela Bicjan; Jetmir Halilajn; Gjergj Hamitin; Desada Metajn e Besjan Zogajn.  

Gjithashtu, Kuvendi ka rrëzuar sërish katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës. Ishte Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit ajo që lexoi emrat të cilët nuk morën votat e mjaftueshme duke bërë që procesi të rikthehet në nënkomision. Kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi, kanë marrë 80 vota pro, zero kundër, 2 abstenim. Kandidatet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa morën 75 vota pro, 1 kundër dhe 5 abstenim.

ZHVILLIMET ORE PAS ORE:

6 marsi/ Kryemadhi: LSI nuk kandidon, mundësuam futjen e Berishës

S’morën votat, rrëzohen kandidatët nga radhët e pedagogëve për KLP e KLGJ

EMRAT/ Miratohet lista, zgjidhen 6 anëtarët e AMA-s (Votat)

‘Çupëlinat’ ndez DEBAT në Kuvend/ Ministret dhe deputetet kundër Xhaferrajt: Kërko falje

“Çupëlina”, Balluku i kthehet Xhaferrajt: Ju keni Andian, më të vogël madje, si ndihet ajo

“Çupëlinë”, Balluku-grave demokrate: Foluni këtyre! Xhaferraj: Ashtu quaj dhe vajzën time

Ofendoi ministret e PS, Balla u del në mbrojtje: Xhaferaj të kërkojë falje, detyrojeni

I quajti ‘çupëlina’/ Xhaferaj: S’kam pse kërkoj falje, po flas për dinjitet

“Çupëlina”, ministret i sulen Xhaferrajt: Kërko falje! Berisha: Qetësojini të eksituarat

‘Nuk ke vënë asnjë pllakë në Tropojë’/ Akuzat e Ballës, Berisha: Shpifës, ke 10 mbiemra

Balla lëshon gojën: Ramës i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut

VD-Nuk bindet! ‘Koha mbaroi’ Berisha kontrollon telefonin: 1 minut, se ju lëvizni edhe orën

INCENERATORËT/ Berisha nxjerr DOKUMENTET: Rama ka firmosur 2 herë, jep bonuse kompanive

Nuk foli për Kosovën, Berisha: E majta nuk e votoi rezolutën që dënonte gjenocidin

Kush do jetë kurbani i radhës? Basha: Po ndiqet skema e Tahirit, mbaron me kreun e qeverisë

Kë do vërë përballë Gjiknurit? Basha: Kemi kapacitete plot, do e shihni sa i denjë do jetë

Basha-Berishës: Betejë për hallin e tij, flet gjithçka që heq vëmendjen nga afera e madhe

Inceneratorët/ Basha: Kush do jetë kurbani? Askush s’ngjyen gishtin pas shpinës së Ramës

FOTO/ Basha flet, ministret e Ramës ‘kokë ulur’, Bilali dhe Muzhaqi fokusohen te laptop-ët

U rikthye për takimin me të! BISEDA me banoren e ‘5 Majit’, Berisha: Do ju mbështesim

Berisha del nga Kuvendi, takon banoren e ‘5 Majit’, zgjidhja e ish-kryeministrit

Berisha nxjerr dokumentin për Ramën: S’të lë rrezja e diellit…(Batuta me gazetarët)

Tenton të futet në Kuvend! Banorja e ‘5 Majit’: Ku është Berisha? Do vetëflijohemi

Shkatërrimi i bandës shqiptare, Berisha: Do dalin emra ministrash e prokurorësh, prisni

Berisha: Kushtetuesja të dënojë Kuvendin, falsifikoi dokumentet për Metën

“Kriminelë të dënuar në Spanjë…”, Salianji denoncon: Po përdoren në zgjedhjet e 6 marsit

Spiropali- Tabakut: Pyete atë që ke në krah, e kalon dot traun përtej detit?

Tabaku-Spiropalit: Kur flija për aferën e inceneratorëve, ti ishte tek trau e dashur Elisë

Spiropali-Berishës: Bota e përtejme ka deputetin e vet, shijo perëndimin, s’ka agim për ty

Basha paralajmëron arrestime të tjera të ministrave të Ramës: Do përballen me drejtësinë

VIDEO-MOMENTI/ Basha injoron ‘babain’ politik, flet në telefon kur Berisha zë foltoren

Basha paralajmëron arrestime të tjera të ministrave të Ramës: Do përballen me drejtësinë

‘Jeni bashkuar prapë?’/ Balla: Lul, po mbron Ilir Metën?

‘Opozita të kishte folur për Kosovën’/ Balla: Berishë, SPAK akoma s’po vepron ndaj teje

Inceneratorët, Berisha zbardh SKEMËN: Kryehajna është Rama, si u krijua mekanizmi

Berisha ngre shqiptarët: Të përgatitemi për protesta të fuqishme! (Batuta me kohën)

Meta nuk u shkarkua! ‘Thumbi’ i Spiropalit: S’ja hedh dot, e vendos sovrani

‘Basha të shohë dosjet e vjetra, SPAK t’i hapë’/Spiropali:I zhytur, çojnë letra në ambasada

MOMENTI/ Berisha futet në Kuvend, Basha flet në foltore

Basha në Kuvend: 10 milionë lekë rrogë babai i një deputeti, sa 5 bashkë

(f.g/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 17 shkurt 2022 kuvendi i shqiperise seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll