Bota

Gati për luftë! Rusia shton trupat në kufi me Ukrainën. SHBA: Shpresojmë se bota është gati

17 Shkurt 2022, 07:19 Nga DOSJA
Gati për luftë! Rusia shton trupat në kufi me Ukrainën.

UKRAINË– Tensionet në kufi të Ukrainës janë shtuar. Rusia ka shtuar prezencën e trupave me të paktën 7000. Tashmë jo vetëm nuk ka tërheqje të trupave, por ka edhe një rritje të trupave në kufi. SHBA mendon se tashmë pritet nga momenti në moment që të nisë një luftë mirëpo nuk shprehet optimiste se bota është gati për atë që mund të ndodhë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e quajti “të rremë” njoftimin e Moskës se kishte tërhequr disa trupa, duke thënë se Rusia kishte “rritur” praninë e trupave në kufirin me Ukrainën me të paktën “7000 trupa ” .

“Dje rusët njoftuan se kanë tërhequr trupat nga kufiri me Ukrainën. Tani e dimë se kjo është e rreme. Në fakt, ne tani kemi konfirmuar se ditët e fundit Rusia ka rritur praninë e saj përgjatë kufirit ukrainas me rreth 7000 trupa, disa prej të cilëve mbërritën sot.

Zyrtari amerikan theksoi gjithashtu se Moska mund të kryejë “në çdo kohë” një operacion që do të shërbente si pretekst për të pushtuar Ukrainën, duke shtuar: “Rusia thotë se dëshiron një zgjidhje diplomatike, por veprimet e saj tregojnë të kundërtën”.

Duke vënë në dukje se ai pret “më shumë lajme të rreme nga media shtetërore ruse në ditët në vijim”, zyrtari theksoi “ne shpresojmë se bota është gati”.

Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky theksoi se nuk ka asnjë tregues se Rusia po tërheq forcat e saj. “Po shohim lëvizje të vogla. Këto lëvizje nuk do t’i quaja tërheqje të forcave nga Rusia. Nuk mund ta themi këtë”, tha Zelensky.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Solz i bënë thirrje Rusisë që të marrë “masa reale de-përshkallëzimi” për të shmangur një konfrontim me Ukrainën, duke paralajmëruar përsëri Moskën për sanksione.

LAJMI KRYESOR: Shtëpia e Bardhë: 7 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën. Moska përzë diplomatin amerikan

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine rusi ukraine konflikti rusi-ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll