Bota

“Kjo është gjuhë urrejtje“ – Shakaja e helmatisur e një komedianti

17 Shkurt 2022, 16:34 Nga DOSJA
“Kjo është gjuhë urrejtje“ – Shakaja e

Emisioni aktual “Jimmy Carr – His Dark Material” në platformën online Netflix ka shkaktuar zemëratë dhe protesta këto ditë. Në të, komedianti britanik bën një “shaka” antihumane për Holokaustin: “Kur njerëzit flasin për Holokaustin, ata flasin për tragjedinë e gjashtë milionë hebrenjve të humbur nga makineria e luftës naziste”, thotë Carr në një klip që është bërë viral në rrjetet sociale. Pas një pauze ai shton: “Por kur nuk flitet për mijëra ‘ciganët’ që u vranë nga nazistët. Askush nuk dëshiron të flasë për këtë – sepse askush nuk dëshiron të flasë për aspektet pozitive.”

Që në fillim të shfaqjes, Jimmy Carr e paralajmëron audiencën e tij se disa nga batutat që do të bëjë mund t’i sjellin fundin karrierës së tij. Por e kundërta ndodh – ish-menaxheri i marketingut e di fare mirë se si mund t’i mbushë xhepat. Carr e përdor enkas shokun dhe provokimin për të tërhequr vëmendjen e medias.

Kryetari i Këshillit Qendror të Sintit dhe Romëve në Gjermani, Romani Rose, në një deklaratë me video e kritikon këtë mënyrë të paturpshme të përdorimit të mekanizmave të perceptimit publik. Të bësh lojëra të tilla me vlerësimin e vrasjeve që kanë ndodhur në të vërtetë është një manipulim dinak i perceptimit tonë, tha Jovanoviç për DW: “Duke theksuar vrasjet e një grupi të vetëm – romëve – si ‘pozitive’, ai i relativizon vrasjet ndaj këtij grupi, duke sugjeruar që për të gjithë të tjerët ishte një gjë e mirë. Kjo është gjuhë urrejtjeje”.

Jovanoviç: Satira godet lart e jo poshtë

Jovanoviç së fundmi është tërhequr nga karriera e tij si humorist. Ai e kuptoi se publiku dinte shumë pak për romët për të qenë në gjendje të bënte shaka me ta: “Unë e ndërpreva, sepse vura re se batutat për komunitetin tonë qesheshin rregullisht në vendet e gabuara. Njerëzit shpesh qeshnin mbi ne në vend që të qeshnin me ne.”

Aktivisti i ka shkruar përvojat e tij në librin “Unë, një fëmijë i shumicës së vogël” së bashku me gazetaren Oyindamola Alashe, i cili do të prezantohet në mars 2022 në Teatrin Maxim Gorki të Berlinit.

Ai thotë se e kupton që njerëzit nuk shkojnë në shfaqje humoristike për të marrë edukim politik, por bën thirrje për më shumë diversitet në industri dhe në përmbajtjen e saj: “Komedia dhe satira mund të jenë një platformë për çështje sociale dhe politike në shoqërinë tonë. Skena duhet të jetë e vetëdijshme për çekuilibrin e fuqisë kur ata veprojnë dhe i njohin privilegjet e tyre. Satira e vërtetë gjithmonë shkon lart, asnjëherë poshtë.”

“Glorifikimi i Holokaustit”

Edhe shumë politikanë reaguan pas komenteve të Carr-it, duke përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson: “Këto komente janë shumë shqetësuese dhe nuk është e pranueshme tallja me mizoritë e Holokaustit”. Një peticion nga organizata bamirëse “The Traveller Movement” shoqatat e romëve kërkojnë të hiqet emisioni nga platforma e transmetimit “Netflix”: “Ky nuk është asgjë më pak se një glorifikim i Holokaustit. Ne e kuptojmë se humori është subjektiv. Megjithatë, nëse ky humor është i padallueshëm nga pikëpamjet fashiste apo neo-naziste, atëherë është krejt e qartë se këtu është shkelur një vijë. “

Peticioni është nënshkruar nga rreth 20,000 vetë deri më tani. Ai i refererohet edhe një studimi që tregon se mbi 50 për qind e popullsisë angleze ka paragjykime negative për grupet e ndryshme rome në vend”. Ndaj, shakaja e Carr-it kontribuon gjithsesi në “normalizimin” e diskriminimit dhe dhunës ndaj këtij komuniteti të margjinalizuar. Organi drejtues i Përkujtimores së Ausshvicit i kërkoi Carr-it përmes Twitter-it të mësonte më shumë rreth fatit të romëve dhe sintit.

“Është e trishtë, të dëgjosh fjalë që lëndojnë njerëzit dhe ndotin kujtimin e tragjedisë së tyre.”

Marrë nga DW

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota holokausti jimmy carr netflix holokausti jimmy carr netflix

Sondazh

Poll