Politike

Kush do jetë kurbani i radhës? Basha: Po ndiqet skema e Tahirit, mbaron me kreun e qeverisë

17 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
Kush do jetë kurbani i radhës? Basha: Po ndiqet skema e Tahirit,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka prefeuar të përmendë emra kur u pyet për ministrin e radhës që pritet të vihet në pranga. Në oborrin e Kuvendit, përballë gazetarëve, Basha tha se radha e personave që duhet të vihen para drejtësisë përfundon me vetë kryeministrin Edi Rama. Ai tha më pas se skema që po ndiqet është njësoj si me ish-ministrin e Brendhsëm Saimir Tahiri, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dorëheqje e më pas zgjatje të procesit gjyqësor. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Zoti Basha kush do jetë kurbani i radhës? Po përdorim termin që thatë ju, për aferën e inceneratorëve.

Lulzim Basha: Emra ka plot…Fjalë ka plot. Siç i kam dëgjuar unë i keni dëgjuar ju sepse thuhen çdo ditë. Po unë s’iu referohem fjalëve por precedentëve. Dhe precedentët janë që sa herë drejtësia ashtu siç është nën presion public, sa herë i janë afruar një ministri, ai ministër çuditërisht ka dhënë dorëheqjen pastaj është bërë subjekt i drejtësisë. Ky ka qenë rasti i Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës. Përvoja na tregon se këta ndjekin një praktikë sa herë drejtësia i afrohet një prej krerëve politikë…Ai shtyhet jashtë radhëve dhe mundohen pastaj me lloj-lloj marifetesh të zgjasin procesi

Pyetje: Por kush e ka radhën? E kujt është?

Lulzim Basha: E kujdo të jetë radha nuk mbaron radha pa shkuar te i pari i punës që është i pari i qeverisë.

LAJM KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Përgjime me bandat shqiptare

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 17 shkurt 2022 lulzim basha seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll