Politike

VD-U rikthye për takimin me të! BISEDA me banoren e ‘5 Majit’, Berisha: Do ju mbështesim

17 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
VD-U rikthye për takimin me të! BISEDA me banoren e ‘5

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi banores së ‘5 Majit’ për një zgjidhje për banesat e tyre. Jashtë seancës së Kuvendit, Berisha doli në mbështetje të tyre, duke thënë se do të jenë në krah të tyre kur të këtë protesta. Gazetarët e pyetën ish-kryeministrin se si do ia dalë që ti mbështesë banorët, kur me protestën e Astirit nuk arritën që të bënin asgjë.

Berisha tha se do të përgatisë ndërhyrje për të kundërshtuar shembjen, duke kërkuar anulimin e ligjit të vitit 2016 i cili sipas tij, për t’i çelur rrugën dhunës kundër qytetarëve, ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit përpara legalizimit.


REPIKAT BERISHA- BANORJA- GAZETARËT:

Banorja; Jemi në dëshperim, çfarë të bëjmë?

Berisha: Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt ç’njerëzor, korruptiv qëndrimin ndaj jush. Pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligjii posedimit në mirëbesim. Akti është të agjësohet ligji këtu sepse janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti, është Salillari dhe Kapllan pallati ata që ndërtojnë kulla aty nga 30 kate dhe nuk pranojnë tu japin juve 10 % të sipërfaqes që ju takon. Ky 10 % është më i ulëti pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon një zonë. Juve nuk u jipet kjo pasi përqindjen që ju takon juve, jua japin Veliajt, Ramës dhe Bashës. Kam admirimin më të madh për qëndresën tuaj. Po përgatisim një ndërhyrje për ta paraqitur, çka këta do e kundërshtojmë. Anulimin e ligjit të vitit 2016 i cili për t’i çelur rrugën dhunës kundër qytetarëve, ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit përpara legalizimit. Ju jeni përfitues të ligjit përpara këtij. Pra kjo është. Thirrja jonë është të mobilizojmë qytetarët e Tiranës, të ngrihen në mbështetjen tuaj. Priotesta jua nuk është vetëm për shtëpitë, por një e drejtë që u thyhet familjeve. Banorët e Laprakës, 5 majit dhe Paskuqanit janë viktima të vjedhjeve qeveritare.

Pyetje: Me 22 shkurt do të jeni në protestë?

Berisha: Sic e dini ne kemi një komision…

Pyetja: Si do të mbështesni personat, pasi ju i keni lejuar banorët që të ndërtojnë në toka pa letra.

Berisha: Asnjë banor nuk ka hap themele pa blerë atë truall, nga kush e ka bloerë, nga pronari jo, nga spekullantët, sekserët. Ajo që këta duan të paraqesin si pushtues, këta kanë blerë me dokumenta të rregullta. Tjetër punë nëse ato dukumenta kanë qënë falsifikim. Po edhe të mos jetë kjo, ligji i posedimit realizohet në të gjithë botën.

Pyetja: Si do i mbështesni?

Berisha: PD sot është më e fortë se kurrë, ka një konfiskim të logos nga Rama po ay Brava përfaqëson interesat e tij me Ramën. Qytetarët do ti mbështesim me protesta.

Pyetja; Të njëjtat protesta i keni bërë dhe në Astir nuk arritët asgjë.

Berisha: Njeriu përfaqësuesin tonë qëndroi 420 ditë ai e nxori jashtë parlamentit, me urdhër të Ramës. Rama nuk ia fali kurrë atij.

LAJMI KRYESOR: Berisha del nga Kuvendi, takon banoren e ‘5 Majit’, zgjidhja e ish-kryeministrit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha dhe banorja e 5 majit sali berisha berisha dhe banorja e 5 majit sali berisha

Sondazh

Poll